Rahovec · Kosovë
Traditë në çdo pikë.
Distileri familjare nga Rahoveci, ku rrushi, frutat dhe durimi bëhen raki, verë dhe pije premium.

Nga Rahoveci, me trashëgimi.
Rahoveci është një vend i njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës e rakisë, dhe si qytet me vreshta shfaqet thuajse në të gjitha hartat mesjetare. Këtu, Troja vazhdon traditën e familjes Kërçagu.
Të veçuara

Kërçagu
Shtatë gjenerata traditë.
Tradita e familjes Kërçagu për fermentim dhe distilim shquhet me teknikën e saj të veçantë artizanale, e cila zuri fill shtatë gjenerata më parë.
Historia jonë →Distileria
Mjeshtëri e distilimit
Fermentim i kujdesshëm i frutave të zgjedhura, distilim në kazanë bakri dhe vjetërsim në fuçi druri — kombinim i procesit tradicional me qasjen inovative të distiluesit Dritan Kërçagu.
Koleksioni
Për partnerë dhe distributorë
Jeni të interesuar të sillni produktet Troja në vendin ose biznesin tuaj? Na kontaktoni.


















