
Nga Rahoveci, me trashëgimi.
Rahoveci është një qytet i vogël, por thelbësor në historinë dhe kulturën e prodhimit të verës dhe rakisë, në një mjedis natyror të mrekullueshëm të Kosovës. Ka një histori të gjatë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të pijeve, nga antikiteti e deri në ditët e sotme, si pjesë e identitetit të tij.
Shtatë gjenerata traditë.
Tradita e familjes sonë për fermentim dhe distilim shquhet me teknikën e saj të veçantë të prodhimit artizanal, e cila zuri fill shtatë gjenerata më parë. Recetat tona janë përmirësuar dhe pasuruar ndër vite, për t'u dalluar përmes shijes së tyre natyrale.
Familja Kërçagu
Historia e familjes Kërçagu shquhet për pasionin dhe përkushtimin ndaj tokës cilësore dhe prodhimeve që jep ajo. Duke ndjekur traditën artizanale të rakisë së bërë nga rrushi i këtij rajoni, gjenerata e re e familjes vazhdon të njëjtën traditë edhe sot, rreth 400 vjet më vonë.
Gjenerata e re
Familja vazhdon traditën me pasion dhe përkushtim profesional në distilerinë TROJA, falë mendjes kërkuese dhe inovative të Dritan Kërçagut, përfaqësues i gjeneratës së re, i cili solli në treg një gamë pijesh të bëra nga frutat e vjela në tokën pjellore të Rahovecit.
